IKSHPK: Kujdes në gatimin e shpërndarjen e ushqimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kujdes në blerjen e ushqimeve, gatimin e ruajtjen e tyre.
“Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. Instituti Kombëtar i bënë thirje popullatës: Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht. Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier. Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm. Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë”, thuhet në njoftim./21Media
