IKSHPK: Mos e përdorni ujin e ujësjellësit të pa vluar
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përsëri ka bërë thirrje që të vlohet uji i pijes që qytetarët e përdorin nga ujësjellësi ose bunarët, pasi reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar trubullira.
Sipas IKSHPK-së, uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.
“Kjo procedurë e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./21Media