IKShPK në rozë për ndërgjegjësim ndaj kancerit të gjirit!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike është ndriçuar me ngjyrë rozë për të shënuar muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.

Muaji rozë ka filluar nga sot 1 tetori dhe vazhdon deri në fund të muajit.

“Ngjyra rozë simbolizon shpresën, solidaritetin dhe mbështetjen për të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje, duke na kujtuar gjithashtu rëndësinë e kontrollit të hershëm dhe parandalimit”, thuhet në njoftim.

Back to top button