IKSHPK: Uji i Pishinës së Gërmisë rezulton brenda standardeve

Rezultatet e mostrave të ujit të pishinës së Gërmisë të marra më 23 korrik rezutlojnë  brenda rezultateve të parapara sipas rregullores për pishina. Kështu  njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Rezultatet e mostrave të ujit të pishinës së Gërmisë të marra me datë 23 korrik 2025 rezultojnë brenda rezultateve të parapara sipas rregullores për pishina. Me qëllim te mbrojtjes së shëndetit publik, ekipet e departamentit të Ekologjisë Humane/IKSHPK do të vazhdojnë me monitorimin e ujit për pije dhe ujit në pishinën e Gërmisë”, thuhet në njoftim.

T ë enjten, 24 korrik,  Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë e ka mbyllur përkohësisht këtë pishinë./21Media

Back to top button