Kaloni te përmbajtja kryesore

IKSHPK uron vitin e ri shkollor, bën apel për kujdes

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022.

“Çdo shkollë do ta përcjellë shëndetin e çdo nxënësi dhe mësimdhënësi përmes Task Forcës së saj dhe Task Forcës komunale duke bërë të mundur identifikimin e rasteve në kohë reale.
Rastet e dyshimta të sëmundjes te nxënësit dhe mësimdhënësit do të hulumtohen dhe gjurmohen menjeherë. Secili duhet të përmbushim obligimet tona: si institucione, si mësimdhënës, si nxënës dhe si prindër. Shëndet e suksese të gjithëve”, thuhet në një postim të IKShPK-së, në Facebook.
Kujtojmë se, pas dy shtyrjeve për shkak të pandemisë me koronavirus, sot në Kosovë fillon viti i ri shkollor. Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se janë bërë përgatitjet e duhura për të filluar vitin e ri shkollor dhe se mbi 90% e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar.Gjithashtu, MASHTI ka hartuar udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushte të pandemisë COVID-19, i cili parasheh 4 skenarë për zhvillimin e procesit mësimor, varësisht nga situata epidemiologjike dhe kushtet specifike në shkolla./21Media 
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button