Kaloni te përmbajtja kryesore

Ilir Ferati zgjedhet kryetar i LDK-së në Istog

Ilir Ferati është zgjedhur kryetar i degës së LDK-së në Istog, kështu ka bërë të ditur Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë 1652 votues.

”50% e delegatëve të zgjedhur janë gra. Edhe një degë tjetër që arrinë barazinë. Shembull e model ky ekip i Ilirit. Standardi i ri i vënë në LDK këtë herë është nivel i ri i politikëbërjes në vend. Por mbi të gjitha, pjesëmarrja masive e anëtarësisë si manifestim i demokracisë, është motivim për të gjithë. Zgjimi i anëtarësisë na vjen si reflektim mbi domosdoshmërinë e veprimit tone”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button