Ilir Shaqiri pranon medalje nga ministri Mehaj
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i ka ndarë sot një medalje me simbole të Dardanisë, këngëtarit dhe autorit të njohur të këngëve shqipe, Ilir Shaqirit.
Kjo është bërë e ditur nga vet këngëtari, i cili e ka vlerësuar lartë këtë veprim të ministrit Mehaj.
“Sot, në ditën kur po komunikohej lajmi së, ushtrisë sonë profesioniste po i shtohet numri prej 840 ushtarësh të rinj, Ministri i Mbrojtjes z. Armend Mehaj zgjodhi të ma komunikonte këtë lajm në zyrën e tij, në Prishtinë.Kënaqësi për mua, kënaqësi për të gjithë ne, kur shohim së ushtria jonë po rritët dhe modernizohët hovshëm, duke ruajtur thelbin – frymën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!E vlerësoj pamatshëm këtë medalje tepër domethënëse për mua!”, ka shkruar Shaqiri në Facebook./21Media