Imeraj: Ky përvjetor i Pavarësisë i ka thyer barrierat midis Kosovës dhe Shqipërisë

(Lajm i përditësuar)
Duke komentuar mbledhjen e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë, historiani Shkodran Imeraj tha se ky përvjetor i Pavarësisë se Shqipërisë i ka thyer barrierat midis Kosovës dhe Shqipërisë

’Ky përvjetor i Pavarësisë se Shqipërisë I ka thyer barrierat midis Kosovës dhe Shqipërisë, më mirë të them midis udhëheqjes së Kosovës dhe Shqipërisë sepse në të kaluarën janë parë raporte të ftohta. Sido çoftë ky ka qenë edhe mesazhi i ftesës së Pavarësisë se shqiptarët duhet të jenë bashkë’’ tha ndër tjera Imeraj.

110 vjet shtet, Shkodran Imeraj: Ora e historisë po shkon në favorin tonë
Shqiptarët sot shënojnë 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, e shpallur më 28 nëntor të vitit 1912 në Vlorë.
Historiani Shkodran Imeraj sot ishte i ftuar në emisionin ‘’21 Drejtëpërdrejt’’ të RTV21 ku foli për rrugëtimin e Shqipërisë deri në këtë përvjetor.
”E kemi një Shqipëri që është pjesë e Aleancës me të fushqime ushtarake të NATO-së është një vend të është duke shkuar drejt integrimeve në BE, e kemi një Kosovë shtet të pavarur dhe sovran, ndërsa shqiptarët në Mal të Zi dhe në Maqedoni i kemi element shtet formues dihet se në këto republika me njërën institucionet udhëheqin edhe shqiptarët, pak më keq janë shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët janë në kushte më të vështira se shqiptarët tjerë, konsideroj se 110 vjet pas Pavarsisë së Shqipërisë Shqiptarët  janë në një situatë më të mirë dhe si duket ora e historisë po ecë në favorin tonë”, tha Imeraj./21Media

Back to top button