Importoi mallra ilegalisht, u ndalua një person

Policia ka bërë të ditur se dje është ndaluar një kamion me targa vendore në Dragash, në të cilin dyshohet se kishte të ngarkuar mallra të importuara nga jashtë por, që nuk përmbanin dokumente për transportin e tyre.
”Nga njësiti policor është ndaluar kamioni me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari në kamion kishte pas të ngarkuara mallra të importuara nga jashtë si:  televizorë,  lavatriqe, shporet elektrik, frigorifer dhe një tepison për të cilat nuk posedonte dokumente mbi prejardhjen dhe transportin e tyre. Kamioni së bashku me mallra është dërguar në ATK për vlerësim”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Rasti vazhdon ende të hetohet./21Media

Back to top button