Imran Khan përshëndet përkrahësit pas largimit të policisë nga rezidenca e tij

Lideri kryesor opozitar dhe ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan ka përshëndetur përkrahësit jashtë shtëpisë së tij, vetëm disa orë pas përleshjeve të dhunshme përderisa policia u përpoq ta arrestonte.

Ai iu drejtua turmës dhe bëri foto me ata që ishin mbledhur afër shtëpisë së tij në qytetin Lahore.

Në një video, ai mund të shihet me maskë gazi. Policia lëshoi gaz lotsjellës gjatë përleshjes gjatë natës.

Një zyrtar tha për BBC se operacioni i arrestimit të Khan ka pauzuar.

Ministri i Informacionit të Brendshëm në Punjabi, Amir Mir tha se operacioni me urdhër të gjkatës për të arrestuar Khan u pauzua të mërkurën për shkak të një turneu krikëri që mbahet afër aty dhe për shkak të kapsit në trafik.

Khan, i cili u shkarkua nga posti i kryeministrit në prill të vitit të kaluar, po ballafaqohet me akuza se ka shitur dhurata shtetërorë sa ishte në pozitë. Por, ai thotë se kjo çështje është e motivuar politikisht.

Zyrtarë policorë të martën gjuajtën me gaz lotsjellës për të shpërndarë qindëra përkrahës të inatosur të Khan jashtë shtëpisë së tij.

Mandej, policia tentoi të hyjë me forcë dhe ta arrestojë atë për shkak se nuk u paraqit në gjykatë në Islamabad.

Khan tha se nuk është paraqitur për shkak të shqetësimeve të sigurisë meqenëse dy sulme militante kanë ndodhur më parë atje.

Politikani pakistanez është ofruar të nënshkruajë një garancion se do të paraqitet në gjykatë të shtunën.

Back to top button