Inaugurohet autostrada “Arbën Xhaferi”

Hapja e Autostradës Prishtinë-Shkup po bëhet me pesë muaj vonesë

Sot mbahet ceremonia e përurimit të autostradës “Arbën Xhaferi”, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Ceremonia e përurimit mbahet nga ora 12:00 në Han të Elezit dhe është segmenti R6  ia utostradës prej 20 kilometrash.

Në ceremoninë e inaugurimit do të marrin pjesë zyrtarët më të lartë shtetëror të Kosovës,Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, ndërsa janë të ftuar edhe ata nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi

Hapja e Autostradës Prishtinë-Shkup po bëhet me pesë muaj vonesë. Ajo ka pasur plan që të hapet më 31 dhjetor të vitit 2018.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj për RTV21 kishte treguar që i gjtihë projekti i kësaj autostradës me punët shtesë do t’i kushtojë Kosovës diku 700 milionë euro./21Media

 

Back to top button