Incident në veri, dy të dyshuar – Njëri lirohet, tjetri dërgohet në mbajtje

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë të Veriut për prishje të rendit dhe qetësisë publike, pas përfundimit të “Mitrovica Jazz Days”.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Prishtinës, Veton Elshani.
Ai tutje i tha rtv21.tv se njërit iu ka shqiptuar tiketë për kundërvajtje sulm verbal dhe është liruar, ndërsa tjetri pas intervistimit dhe shikimit të incizimeve është ndaluar 48 orë për kanosje./21Media