Incident zjarri në Rahovec, digjen disa bagëti

Një person në Rahovec ka njoftuar policinë se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura, i është djegur një shtëpizë druri dhe shtalla e bagëtive me ushqim dhe disa bagëti.

Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.

“Rahovec / 04.03.2025 – NN. Ankuesi kosovar ka njoftuar Policinë se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura i është djegur një shtëpizë druri dhe shtalla e bagëtive me ushqim dhe disa bagëti. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin”, thuhet në njoftim. /21Media

Back to top button