Incidenti mes Robertson dhe gjyqtarit do të hetohet

Organi i arbitrimit PGMOL do të hetojë rastin e ndeshjes Liverpool-Arsenal ku Andy Robertson u duk se ishte goditur me bërryl në mjekër nga ndihmësi i arbitrit kryesor Constantine Hatzidakis.

Robertson iu afrua gjyqtari duke qenë zemëruar në fund të pjesës së parë kundër Arsenalit dhe u duk se e shtyu atë ndërsa Hatzidakis ngriti bërrylin dhe goditi mbrojtësin e krahut.

Skocezi reagoi me furi dhe së bashku me disa shokë të skuadrës iu afrua gjyqtarit Paul Tierney, i cili ndëshkoi 29-vjeçarin Robertson.

Ndeshja në “Anfield” përfundoi 2-2 me Liverpoolin që u rikthye nga 2-0 për të barazuar me liderët e ligës.

Në deklaratën e lëshuar nga organi i arbitrimit në Angli “PGMOL” thuhet se ata janë në dijeni të një incidenti që përfshinte ndihmës gjyqtarin Constantine Hatzidakis dhe mbrojtësin e Liverpoolit, Andreë Robertson në pjesën e parë gjatë ndeshjes Liverpool – Arsenal në “Anfield” dhe se janë duke shtuar se do ta shqyrtojnë çështjen.

Back to top button