Incidenti në Ferizaj, IPK rekomandon suspendimin e një polici

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor për shkak të një incidenti në Ferizaj.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë para mesnatës kur disa zyrtarë policorë edhe pse e kishin sinjalizuar ndaljen e një veture e njëjta nuk ishte ndaluar.
Sipas informacioneve të para raportohet se pas disa minutave të përcjelljes nga policia e njëjta veturë është ndaluar dhe se në këtë veturë ndodheshin tre qytetarë.
Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me këtë rast pasi që dyshohet se gjatë arrestimit të personave të dyshuar ka tejkalime të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor ndaj njërit të dyshuar, drejtuesit të automjetit, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprave penale keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike dhe lëndimi i lehtë trupor kurse pas konsultave me prokurorinë rasti do të trajtohet në procedurë të rregullte.
Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin veprime të tjera hetimore mbi rastin për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.