“Indikacione masive të krimeve të luftës” në Ukrainë, tha shefja e diplomacisë gjermane

“Ne kemi indikacione masive për krime lufte”, u tha gazetarëve Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock para takimit të ministrave evropianë në Luksemburg.

“Në fund, gjykatat do të duhet të vendosin, por për ne është thelbësore të sigurojmë të gjitha provat”, deklaroi ajo.

Gjermania ka qenë shumë e varur nga importet e energjisë ruse, por ka hartuar plane për të gjetur furnizime alternative me energji, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

“Si qeveri federale gjermane, ne e kemi bërë tashmë të qartë se do të ketë një heqje të plotë të lëndëve djegëse fosile, duke filluar me qymyrin, pastaj naftën dhe gazin. Në mënyrë që kjo të mund të zbatohet bashkërisht në Bashkimin Evropian, ne kemi nevojë për një plan të përbashkët dhe të koordinuar për të hequr plotësisht lëndët djegëse fosile në mënyrë që të jemi në gjendje të tërhiqemi si Bashkimi Evropian”, ka thënë Baerbock./21Media

Back to top button