Infektohet Saranda Bogujevci
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, është infektuar me COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një shkrimi në Facebook.
“Të dashur qytetarë, dua të ju njoftoj se dje jam testuar nga IKSHPK, dhe sot jam njoftuar se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Fatmirësisht jam mirë me shëndet, e kjo falë vaksinimit në kohë.
Të gjithë të keni kujdes e të vaksinoheni”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se të infektuar me COVID-19 janë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe ministret Donika Gërvalla dhe Rozeta Hajdari./21Media