Infermierja nga Peja humb betejën me COVID-19

 

Shkak i infektimit me COVID-19, ka vdekur infermierja e Repartit të Infektives në Pejë, Shkurte Gecaj.

Infermierja Gecaj kishte shërbyer si infermiere në spital për 42 vite.

“Shkurte Gecaj 1957-2020. Pas një beteje me Covid-19, fatkeqësisht sot humbi jetën Infermierja e Repartit të Infektives Znj.Shkurte Gecaj. Kolegia jonë do të mbahet mend si punëtore e madhe dhe gjithmonë e gatshme ti shërbejë pacientëve. Përgjatë 42 viteve të punës dhe deri në moment të fundit të jetës ishe afër pacientëve. Kolegët tuaj nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë, do të ju kujtojnë përjetë ashti siç ishe punëtore, e urtë, e afërt për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

In memorial
Shkurte Gecaj 1957-2020
Pas një beteje me Covid-19, fatkeqësisht sot humbi jetën Infermierja e Repartit të…

Posted by Spitali i Përgjithshëm Pejë on Friday, 14 August 2020

Back to top button