“Inflacioni po rritet”, Rafuna tregon si mund të bjerë standardi jetësor në Kosovë

(Lajm i përditësuar)


“Inflacioni po rritet”, Rafuna tregon si mund të bjerë standardi jetësor në Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në emisionin “Click” në RTV21, tha se në katër muajt e fundit është prishur bilanci tregtar në krahasim me vitin e kaluar.

“Tani kemi vetëm 12% që e mbulojmë importin me eksport. Importi ka kaluar mbi 2 miliardë euro, ndërsa eksporti është vetëm 25 milionë. Nëse vazhdojmë me këtë vendim për t’i nxjerrë bizneset në treg të lirë, eksporti do të bjerë”, tha ai.

“Por edhe tendenca e inflacionit në Kosovë është e madhe, jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet e BE-së. Në Kosovë, ndërsa vitin e kaluar e kemi mbyllur me 1.4%, tani kemi arritur në 2%. Tendenca është që të rritet akoma, dhe kjo mund të çojë në rënien e standardit jetësor në Kosovë”, tha Rafuna.


“Të jesh a po të mos jesh”, Rafuna: Vendimi i ZRrE-së i sjell bizneset para falimentimit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në emisionin “Click” në RTV21 komentoi vendimin e ZRrE-së për t’i nxjerrë bizneset në tregun e lirë nga 1 qershori.

Sipas tij, ky vendim nuk do të duhej t’i dëmtonte bizneset.

“Por këtu ka ndodhur e kundërta, sepse nuk është analizuar situata, nuk është bërë një studim i mirë dhe nuk është përgatitur së pari tregu për të dalë në kuptimin e furnizuesve dhe për ofrimin e kushteve që bizneset të dalin në tregun e lirë, dhe nuk është punuar me bizneset që të përgatiten për të dalë në treg të lirë. Sjellja e një vendimi kaq të shpejtë i ka sjellë bizneset në një vështirësi shumë të madhe, do të thotë i ka vënë para një situate ku vjen ajo shprehja: të jesh apo të mos jesh”, tha ai.

Rafuna shtoi se asnjë furnizues nuk ka ofertuar energji elektrike për bizneset, përveç KESCO. Ai shtoi se çmimi pritet të rritet për 240-270% më shumë.

Madje, sipas tij, sjellja e një vendimi kaq të shpejtë i sjell bizneset përballë falimentimit./21Media

Back to top button