Informacione të reja nga albumi ”Dafinë moj”, vijnë së shpejti
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka një lajm të mirë për fansat e saj.
Artistja përmes një instastory ka treguar se këtë javë do të sjellë informacione të reja nga albumi i saj ”Dafinë moj”.
”Më shumë informacione nga albumi do të vijnë këtë javë”, ka shkruar Dafina krahas fotografisë së postuar.

Ndryshe, albumi ”Dafinë moj”, përmban 14 këngë, ku disa prej tyre Dafina do t’i sjellë në bashkëpunim me artistë të njohur të estradës.
Ndërkaq, kënga ”Llafe Llafe”, është e vetmja e cila është realizuar nga albumi. Projekti është publikuar më 8 gusht në bashkëpunim me Lyrical Son./21Media