Iniciativa e Haradinajt, ta diskutojë dialogun Kosovë-Serbi me qytetarët

Kreu i AAK-së, Ramusha Haradinaj ka njoftuar se në javën e parë të shtatorit ka plaifikuar të realizojë takime me qytetarë me të cilët do të bashkëbisedojnë rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe njohjes reciproke.
Dhe jo vetëm, Haradinaj bashkë me qytetarët do të diskutojë edhe për situatën e rëndë ekonomike – sociale me theks të veçantë për krizën e rëndë energjetike. Po ashtu edhe për tema të tjera që sot e preokupojnë vendin dhe qytetarin.
“Procesi i dialogut, situata e krijuar politike dhe ekonomike në vend, na shtynë të jemi më të angazhuar e më të fokusuar si asnjëherë me parë. Që nga java e parë e shtatorit të këtij viti, do të filloj një proces bashkëbisedimi me qytetarët e Kosovës në vendbanime të ndryshme të vendit. Do të flasim hapur për dialogun për njohje reciproke Kosovë-Serbi; për situatën e rëndë ekonomike – sociale me theks të veçantë për krizën e rëndë energjetike. Po ashtu edhe për tema të tjera që sot e preokupojnë vendin dhe qytetarin. Këto ditë do t’ju njoftoj për orarin dhe vendin e takimeve”, ka shkruar Haradinaj.

Takimi i fundit Kosovë – Serbi është mbajtur më 18 gusht në Bruksel, por ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje mëgjithatë palët kanë shprehur gatishmëri që të takohen sërish. /21Media

Back to top button