Inicimi i hetimeve për aktivitet ekonomik, Komuna e Prishtinës i përgjigjet VV-së
Grupi i Këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës informoi se sot ka paraqitur para organeve kompetente të Policisë së Kosovës, sektori i Krimeve Ekonomike, kërkesën për inicim të hetimeve në lidhje me një aktivitet ekonomik të zhvilluar nga Komuna e Prishtinës në muajt e fundit të vitit të kaluar.
Lidhur me këtë, Komuna e Prishtinës sonte informoi se menjëherë ka kërkuar auditim të jashtëzakonshëm lidhur me rastin në fjalë është në pritje të rezultateve të auditimit.
Komuna theksoi se janë të hapur ndaj çdo kërkese që organet e rendit mund të kenë.
“Ju njoftojmë se, nga mediat kuptuam që Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Policia e Kosovës hetim të Komunës së Prishtinës, për siç thuhet në njoftim, një aktivitet të dyshimtë ekonomik, që përfshin edhe keqpërdorimin e parasë publike, gjegjësisht, për licencimin e operatorëve ekonomik për organizimin e transportit taxi të udhëtarëve me vetura elektrike. Meqenëse, Vendimi në fjalë është marr pak para ardhjes së administrates së re qeverisëse, qeverisja e re lokale menjëherë ka kërkuar auditim të jashtëzakonshëm lidhur me rastin në fjalë është në pritje të rezultateve të auditimit, dhe sa i përket organeve të hetuesisë, jemi të hapur ndaj çdo kërkese që organet e rendit mund të kenë.”, u bë e ditur në njoftim./21Media