Iniesta dëshiron të rikthehet te Barcelona

Andres Iniesta e pranoi se dëshiron që të rikthehet te Barcelona pasi që të pensionohet nga futbolli aktiv.
Iniesta zbuloi se ka dëshirë që të rikthehet te ish-klubi i tij, Barcelona, ku u bë njëri nga mesfushorët më të mirë të botës, por në një rol të trajnerit pasi që t’i jep fund karrierës së tij si futbollit.
Iniesta refuzoi që të rikthehet te Barcelona në rolin e një lojtari.
“Nuk është se nuk dua, do të isha tejet i gëzuar, por momenti ka kaluar. Do të ishte e pamundur që të garojë me lojtarët që janë tani aty. Do të dëshiroja të rikthehem te Barcelona. Do të dëshiroja që të mësoja dhe të punoj në një rol të trajnerit ose të drejtorit sportiv. Do të doja të stërviti në fusha të ndryshme dhe pastaj mbetet të shihet”, u shpreh Iniesta.
Iniesta u largua nga Barcelona për t’iu bashkuar skuadrës japoneze, Vissel Kobe në vitin 2018, pas një periudhe të suksesshme 16 vjeçare në “Camp Nou”, ku e ka fituar Ligën e Kampionëve katër herë ndër trofetë e tjerë të shumtë.

Back to top button