Inskenoi grabitjen, arrestohet punëtori i postës së shpejtë

Një punëtor i postës së shpejtë ka raportuar se derisa ka qenë me veturë, dy persona të panjohur të maskuar nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një shumë parash prej 970 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:26 në fshatin Mazgit në Obiliq.
Policia e Kosovës ka njofuar se pas hetimeve është vërtetuar se ankuesi ka inskenuar rastin , ku i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button