Inspektorët shëndetësor hyjnë në grevë

Ata konsiderojnë se paguhen më së paku

Të gjithë inspektorët shëndetësor kanë hyrë në grevë për të kërkuar rritje të pagës mujore. Inspektorët konsiderojnë se janë kategoria më së paku e paguar në sistemin shëndetësor. Ata thonë se është jo e rregullt, që një inspektor të paguhet me nivel page të njejtë me infermierët.

Në letrën e siguruar nga KALLXO.com, me të cilën ata i janë drejtuar Ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismailit bëhet e ditur se i gjithë stafi i inspektoriatit me datën 21 do të bëjnë një grevë paralajmëruese.

“Arsyeja e organizimit të grevës është moszbatimi i dispozitave ligjore të cilat mbrojnë insteresin e punëtorëve. Nuk bëhet trajtimi i Inspektorit Shëndetësor me pagë në pajtim me kriteret e konkursit për inspektorë shëndetësor”, bëhet e ditur në reagimin e tyre.

Inspektorët paralajmërojnë që greva do të vazhdojë nëse kërkesat e tyre nuk do të realizohen./kallxo.com

Back to top button