Instagram u vendos limit mesazheve me përmbajtje abuzuese

Rrjeti social Instagram, tashmë ka ndryshuar çështjet e privatësisë në platformë.
Secili nga përdoruesit e Instagramit, ka një mundësi t’u bëjë stop mesazheve dhe komenteve abuzuese apo të cilat kanë përmbajtje të termave përçarës, ngacmues.
Ky “Limit” automatikisht i fsheh komentet dhe mesazhet të cilat vijnë nga njerëz të cilët nuk të ndjekin apo sapo kanë filluar të të ndjekin.
E gjithë kjo u dizajnua në mënyrë që të ndalohet përdorimi i termave fyes në profile nëpër të cilat njerëzit thjesht kalojnë.
Kompania mori shembull si u përdoren terma racist, si u kërcënuan disa nga futbollistët që morën pjesë në Euro 2020.
Ata të cilët humbën penaltitë, u ndoqën me mijëra komente raciste, përçarëse, të cilat ndikuan shumë në gjendjen emocionale dhe psikike të secilit prej tyre.
Instagram kohë më parë kishte paralajmëruar se do të bënte një hap tutje për të përmirësuar këtë gjendje dhe siç duket kjo ishte koha e duhur./21Media

Back to top button