Institucionet kosovare e konfirmojnë ardhjen e Brnabiqit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, të hënën më 5 shtator do të jetë për një vizitë njëditore në Republikën e Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës për portalin rtv21.tv ka deklaruar se i ka dhënë leje kryeministres së Serbisë për të vizituar veriun e Kosovës.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq që ta vizitojë Kosovën me datën 5 shtator 2022. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.
Ndryshe, kjo është vizita e saj e parë në Kosovë në rolin e kryeministres së Serbisë./21Media

Back to top button