Instituti Arkeologjik i Kosovës pa vetura për terren
Instituti Arkeologjik i Kosovës sivjet ka mbetur pa vetura për terren. Drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha sot në emisionin “BonBon” në RTV21 tha se kur të iu duhet një veturë duhet ta kërkojnë me aplikime e kërkesa apo duke i përdorur veturat private që shpenzimet e tyre nuki paguan askush!
Megjithatë, Rexha u shpreh se kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Kulturës për dy vetura të terrenit dhe po i presin procedurat e tenderimit.
“Kërkesa u aprovu për dy vetura të terrenit, por procedurat janë të ngadalshme. Ka hyrë në atë rrugën e tenderimit, në rrugët adiministrative që te ne dinë të kenë barriera“, ka thënë ai./21Media