Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron vërshime në këto tri komuna

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mund të priten vërshime të shpejta në disa nga zonat e komunës së Gjakovës, Junikut e Deçanit.
Sipas IHMK-së, për shkak të reshjeve të shiut me intensitet më të lartë, shkrirjes së borës në zonat malore të pellgut Drini i Bardhë dhe rritjes së temperaturave gjatë ditëve të fundit, mund të ketë reshje në zonat e lartpërmendura.
”Sipas llogaritjeve të IHMK, më data 27 djetorë 2021, si rezultat i reshjeve të shiut me intenzitet më të lartë dhe shkrirjes së borës në zonat malore të pellgut Drini Bardhë si pasojë e ngritjeve të temperaturave gjatë ditëve të fundit, mund të priten vershimeve të shpejta në disa zonat të komunës së Gjakovës, Junikut dhe Deqanit, sidomos nga lumenjtë dhe prockat të cilat lëshohen nga zonat malore”, thuhet në njoftim.
Tutje në nga IHMK bëjnë me dije se në lumenjtë kryesorë të vendit, sipas rrjetit të stacioneve hidrmetrike në Kosovë, nuk parashihet që të ketë ngritje të theksuara të niveleve dhe prurjeve të ujit, prandaj edhe nuk parashikohet që do të ketë rrezik nga përmbytjet lumore./21Media

Back to top button