Instituti Hidrometorologjik thotë se situata nëpër lumenjtë kryesorë është normale

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës, pas vërshimeve të fundit në disa zona të vendit, sonte ka informuar se situata nëpër lumenjtë kryesorë të Kosovës është plotësisht në suaza të niveleve normale.
“Edhe gjatë orëve në vijim, me stabilizimin gradual të situatës së përgjithshme sinoptike e cila e ka përfshirë pjesën më të madhe të rajonit dhe të Europës në përgjithësi, presim që gradualishit të përmirsohet edhe gjendja me këto vërshime lokale.”, ka bërë të ditur IHMK.

Sasia e reshjeve (mm), në disa vende të Kosovës deri më tani:
1. Podujeve – 72 – 41.2
2. Ferizaj – 47.3
3. Dragash – 5.4
4. Gjakovë – 37.2
5. Istog – 27.8
6. Junik – 42.1
7. Kamenicë – 32.6
8. Malishevë – 87.5
9. Pejë – 29
10. Prishtinë – 23.3
11. Prizren – 27.4
12. Lipjan – 42.5
13. Leposaviq – 2.7
14. Bilinicë (Gjilan) – 27.7./21Media
Back to top button