Inteligjenca ukrainase publikon listën e ushtarakëve rusë në Bucha

Shërbimi i inteligjencës ukrainase ka publikuar atë që pretendon se është një listë e personelit rus “që kreu krime lufte kundër popullit të Ukrainës në Bucha”.
Lista, e publikuar në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, përfshinte emrat, datat e lindjes, numrat e pasaportave dhe gradat e rreth 2000 ushtarakëve, transmeton rtv21.tv.
“Mos harroni! Të gjithë kriminelët e luftës do të sillen para drejtësisë për krimet e kryera kundër popullatës civile të Ukrainës”, thuhej në një mesazh.
Kjo vjen pasi burime të larta qeveritare i thanë BBC-së se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po shqyrton veprime për të synuar kapitenët, majorët dhe kolonelët në ushtrinë ruse.
Masat mund të përfshijnë sanksione, si dhe mënyra për t’i mbajtur individët ligjërisht përgjegjës për çdo krim të kryer në Ukrainë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button