Intensifikohet fushata zgjedhore në javën e fundit

Partitë politike kanë intensifikuar fushatën e tyre në terren duke shpalosur programet zgjedhore. Kur kanë mbetur edhe një javë fushatë, politologu Albinot Maloku, vlerëson se partitë politike deri më tash kryesisht janë fokusuar në zhvillim ekonomik dhe në çështje sociale. Por, ai tha se kandidatët për kryeministër duhet që ta shpalosin vizionin e tyre se si do t’i qasen marrëveshjeve të arritura në Bruksel me Serbinë dhe përmirësimin e raporteve me aleatët e Kosovës, SHBA-të dhe BE-në.

“Kemi pasur tri çëahtje në Kosovë të rëndësisë së veçantë, aspektin e zhvillimit ekonomik-social-financiar, jetësimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe aneksit në Ohër dhe raportet e Kosovës me aleatët. Përqendrimi i subjekteve politike, konkretisht i liderëve të cilët kandidojnë për kryeministër është provuar të koncentrohet tek disa nevoja specifike, sidomos ekonomike dhe sociale. Kam përshtypjen se temat që konsiderohet të rënda për Kosovës sic është jetësimi i marrëveshjeve të ndodhura mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë marrë si tema.”, tha Maloku për rtv21

Analisti Blerim Canaj vlerëson se kandiatët për kryeministër nuk janë shumë kompetentë që të flasin për sfidat e Kosovës në politikën e jashtme, raportet me SHBA-të dhe procesin e dialogut në Bruksel.

“Kur flasim për politikën e jashtme sic duket ka njëfar frike që të merren edhe aq shumë më të. Mendoj se liderët e partive nuk janë shumë kompetentë për politikën e jashtme. Janë disa tema në politikën e jashtme që janë të ndishme të cilat kanë kosto në votë, sic është idalogu me Serbinë.”, deklaroi Canaj për rtv21

Analistët vlerësojnë se për dallim nga zgjedhjet e kaluara gjuha e përdorur nga përfaqësuesit politik ka qenë më e moderuar, përjashtimisht të një deklarate të nënkryetarit të LVV-së, Glauk Konjufca, i cili gjatë një fushate kishte përdorur gjuhë përcarëse kundrejtë partive të tjera politike.

“Në momentin kur patëm një intervistë në tentim për tu treguar më i moderuar nga zoti Konjufca i njejti nuk arriti të jap një afat të gjatë asaj përqasje që provojë në opinion. Terminologjia e tij është e parpanueshme dhe ofenduese për të tjerët.”, theksoi Maloku.

“Për mua kjo gjuhë e Konjufcës nuk futët në zgargonin e rëndë. Nuk është gjuhë sikurse ajo që është përdorur si “hajvan”, tha Canaj.

Të dielën mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndëra një ditë më herët zhvillohet procesi i votimit për votuesit nga diaspora./RTV21/21Media

Back to top button