Inter kalon në epërsi ndaj Romës

Roma dhe Interi po përballen në “Stadio Olimpico” në një nga ndeshjet më të forta të javës në Serie A nga ora 20:45.
Të dyja skuadrat kanë nisur mirë sezonin dhe synojnë të qëndrojnë në garë për kreun e tabelës.
Roma, që aktualisht renditet e para me 15 pikë ka ndërtuar suksesin e saj mbi një mbrojtje solide, duke pranuar vetëm dy gola në kampionat.
Skuadra romake shpreson ta shfrytëzojë avantazhin e fushës për të ndalur serinë pozitive të Interit, por përballë ka një kundërshtar që është në formë të lartë.
Interi ka fituar pesë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet dhe vazhdon të ketë sulmin më produktiv në Itali me 17 gola të shënuar.
Lautaro Martinez është sërish lojtari kryesor i zi-kaltërve, ndërsa trajneri Christian Chivui kërkon të ruajë vazhdimësinë.
Megjithatë, Interi ka treguar ndonjëherë pasiguri në minutat e fundit, pasi gjysma e golave të pësuar këtë sezon kanë ardhur në 15 minutat e fundit të lojës. Te Roma, sulmi mbetet pika më e diskutueshme.
Evan Ferguson ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës prej më shumë se një viti, ndërsa Artem Dovbyk po fiton gradualisht më shumë minuta pas golit të fundit në Serie A.
Rezultati pas 13 minutave lojë është 1:0 për Interin me golin e Ange-Yoan Bonny në minutën e gjashtë, raporton KosovaPress.
Roma po luan me përbërjen: Svilar, Hermoso, Mancini, Ndicka, Çelik, Kone, Cristante, Wesley, Soule, Pellegrini, Dybala. Ndërsa Inter: Sommer, Akanji, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mikhutaryan, Dimarco, Bonny, Lautaro.