​Inter merr kryesimin në Serie A pas fitores së thellë kundër Como

Skuadra Inter ka arritur deri te fitorja numër dhjetë në sezonin e ri në Serie A, duke mposhtur Como 1907 me rezultatin 4:0.

Me këtë fitore, Inter merr kreun e tabelës me 30 pikë pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, dy më shumë se rivali i përbetuar i qytetit Milan në vendin e dytë dhe Napoli i treti.

Lautaro Martínez solli vendësit në epërsi, pas asistimit të Henrique në minutën e 11-të.

Marcus Thuram thelloi epërsinë prej 2:0 me golin e shënuar në minutën e 59-të, pas asistimit të Acerbi.

Mesfushori turk Hakan Çalhanoğlu shënoi për 3:0 në minutën e 80-të, ndërsa epilogun prej 4:0 e vendosi mbrojtësi 26-vjeçar, Carlos Augusto katër minuta para përfundimit të takimit, pas asistimit të Federico DiMarco.

Back to top button