Inter Miami njofton një ngjarje të madhe për Lionel Messin

Inter Miammi si duket e ka konfirmuar ardhjen e Lionel Messit për datën 16 korrik, me klubin amerikan që ka njoftuar për një ngjarje të madhe për atë natë.

Pritja e shtatë herë fituesit të Topit të Artë thuhet se do të bëhet më 16 korrik me fillim nga ora 20:00 (në orën lokale në Amerikë), që do të thotë në orën 2 pasmesnate në Kosovë.

Messi pritet që të prezantohet së bashku me ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Sergio Busquets, i cili gjithashtu ka pranuar që t’i bashkohet Inter Miamit.

Back to top button