Interi arrin marrëveshje me Onana
Kampioni i Serie A ka gjetur zëvendësimin e portierit slloven Samir Handanovic.
Skuadra e Interit ka arritur marrëveshje personale me portierin e Ajax, Andre Onana, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Po ashtu, raportohet se marrëveshja është arritur në muajin korrik, dhe Onana do t’i bashkohet “Nerazzurëve” si lojtarë i lirë në vitin 2022.
Marrëveshja mes dy palëve ende nuk është nënshkruar, por është në fazën finale, dhe për këtë arsye bisedimet me skuadrat si Lyon dhe Nice kishin dështuar.
Që nga transferimi i tij nga akademia e Barcelonës tek Ajaxi, Onana ka arritur të bëjë 249 paraqitje për kampionin holandez, duke regjistruar 89 porta të paprekura mbi emrin e tij.