​Interi dëshiron ta rikthejë yllin në ngritje të Bolognas

Giovanni Fabbian po shihet si një yll në ngritje në skuadrën e Bolognas së Thiago Mottas këtë sezon, dhe Interi po e mendon seriozisht për ta rikthyer mesfushorin e talentuar.

Talenti italian iu bashkua sistemit të rinjve të “Nerazzurëve” nga Padova në korrikun e vitit 2018 për afro 190 mijë euro, ku kaloi pesë vite me Interin para se të shitej te Bologna verën e kaluar për afro pesë milionë euro.

Gjërat filluan ngadalë për Fabbian te Bologna, duke bërë dy paraqitje si titullar në 15 ndeshje të Serie A, por që nga Krishtlindjet ai është bërë pjesë kyçe e skuadrës së Mottas, duke shënuar katër gola dhe duke regjistruar dy asistime në 18 ndeshje të ligës këtë sezon.

Siç bëhet e ditur nga “Corriere dello Sport”, Interi ka qenë duke e monitoruar zhvillimin e Fabbain te Bologna këtë sezon, dhe tani janë seriozisht duke menduar për ta rikthyer atë, ku ekziston klauzola për rikthimin e tij në skuadër vetëm për 12 milionë euro.

Back to top button