​Interi e nis sezonin me ballafaqimin e vështirë kundër Torinos

Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram do të luajnë si titullar për Interin kundër Torinos sonte në ndeshjen e fundit të javës së parë të Serie A.

“Nerazzurrët” kanë nevojë për tre pikët për t’u kundërpërgjigjur ndaj Napolit dhe Juventusit, të cilët fituan në debutimin e tyre kundër Sassuolos dhe Parmës respektivisht.

Të pezulluarit Hakan Calhanoglu dhe Pio Esposito nuk janë të disponueshëm për Interin, ndërsa Torino ka udhëtuar për në Milano pa të lënduarit Ardian Ismajli dhe Perr Schuurs.

Siç është raportuar nga “Sky” dhe media të tjera të shquara italiane, trajneri i Interit, Chivu, do të mbështetet kryesisht në formacionin ideal të sezonit të kaluar, përveç Petar Sucic që zëvendësoi Calhanoglun në mesfushën qendrore. Sucic tashmë bëri debutimin e tij me Interin gjatë Kupës së Botës për Klube në fillim të kësaj vere, njësoj si Luis Henrique.

Reprezentuesi skocez Ché Adams pritet të udhëheqë sulmin e Torinos, i shoqëruar nga Nikola Vlasic dhe Cyril Ngonge në krahë.

Inter kundër Torino – formacionet e mundshme

Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Sucic, Barella, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram.

Torino (4-2-3-1): Izrael; Pedersen, Coco, Maripan, Biraghi; Anjorin, Ilkhan, Casadei; Ngonge, Adams, Vlasic.

Back to top button