Interi fiton ndaj Sassuolos

 
Interi i ka arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme në xhiron e shtatë të Serie-A duke triumfuar me rezultat 2-1 si mysafir i Sassuolos.
“Neroazzurët” e gjetën veten në disavantazh 1-0 që në minutën e 22-të të ndeshjes kur Domenico Berardi realizoi nga penalltia.
Mirëpo, zikaltërit e nisën pjesën e dytë me një qasje tjetër dhe arritën që ta përmbysin rezultatin.
Sulmuesi boshnjak Edin Dzeko realizoi golin e barazimit 1-1 në minutën e 58’, vetëm dy minuta pasi hyri në lojë në vend të Correas.
I njëjti lojtar ishte protagonist edhe te goli i dytë pasi e fitoi penalltinë të cilën në gol e ktheu argjentinasi Lautaro Martinez.
Pas kësaj fitoreje, Interi renditet në vendin e dytë me 17 pikë, vetëm një më pak se Napoli në vendin e parë.

Back to top button