Interi humb edhe Calhanoglun

Në një ekip që fluturon si Interi nuk ka vetëm lajme të mira, madje as në një kohë kur gjithçka duket se po funksionon në mënyrë perfekte. Performanca e shkëlqyer e dhënë në Via del Mare kundër Lecce-s edhe me emra të dorës së dytë shkoi shumë mirë në fushë, por janë lëndimet ato që kanë filluar të ngjallin frikë në ambientin zikaltër.
Të hënën u zbuluan rezultatet e vizitave të thelluara nga Hakan Calhanoglu, lideri i vërtetë i mesfushës së “Nerazzurrëve”. Turku ishte viktimë e një tendosje muskulore që e bëri të padisponueshëm për ndeshjen e kampionatit dhe mund të mos kishte përfunduar me kaq.
Klubi “Nerazzurrë” në fakt ka lëshuar një deklaratë ku specifikon gjendjen fizike të futbollistit duke përfshirë edhe kohën e rikuperimit që do të përcaktohet në ditët në vijim.
Ja deklarata e Interit:
“Hakan Calhanoglu iu nënshtrua testeve mjekësore këtë mëngjes në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano. Për mesfushorin, tendosje e lehtë e muskujve në aduktorin e gjatë të kofshës së djathtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet në ditët në vijim”..
Përveç turkut, i lënduar te Interi ëshët edhe qendërmbrojtësi Francesco Aceri dhe sulmuesi Marcus Thuram.