Interi mposhti Romën, rrëzon Milanin nga pozita e parë në tabelë

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante në stadiumin “Giuseppe Meazza” mes kampionit italian Inter dhe skuadrës së Romës.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Interi e ka mposhtur me rezultat 3:1 si vendas skuadrën e Romës.
Fillimisht, ishte mbrojtësi i krahut Denzel Dumfries ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari në ndeshje, duke shënuar golin e parë për Interin në minutën e 30’.
Epërsinë për “Nerazzurët” e thelloi mesfushori Marcelo Brozovic, i cili shënon në minutën e 40’ për 2:0, rezultat ky me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Interi vazhdoi me paraqitje solide, ku gjeti edhe golin e tretë në pjesën e dytë përmes sulmuesit Lautaro Martinez në minutën e 52’.
Roma arriti ta gjejë golin e nderit në ndeshjen e sotme, ku Henrikh Mkhitaryan shënon në minutën e 85’ për rezultatin final 3:1.
Me pikët e reja, Interi ngjitet në vendin e parë në tabelë me 72 pikë të arkëtuara, një më shumë se vendi i dytë Milani, kurse kundërshtari i sotëm, Roma, zë vendin e pestë në tabelë në kuotën e 58 pikëve të tubuara.
Rezultati final i ndeshjes është 3:1 në favor të Interit.

Back to top button