Interi shpëton në sekondat e fundit të ndeshjes

Torino ndali Interin në “Stadio Olimpico di Torino”, me sfidën që përfundoi me shifrat 1-1. Një barazim që u arrit vetëm në minutat shtesë nga zikaltërtit.
Nga ky barazim, Nerazzurët kanë vështirësuar gjërat në garën për titull, duke e afruar edhe Juvenusin në luftë për Scudetto.
Pas javës së 29-të, Interi gjendet në vendin e tretë me 59 pikë, katër më pak se Milani (Rossonerët kanë një ndeshje më shumë), një më pak se Napoli dhe tre më shumë se Zonja e Vjetër./21Media
 

Back to top button