​Interi vendos të blejë përfundimisht Akanjin

Interi ka marrë vendimin për ta blerë përfundimisht mbrojtësin zviceran Manuel Akanji nga Manchester City, pas huazimit që u realizua në ditën e fundit të merkatos verore.

Sipas “Tuttosport”, marrëveshja parashikon që blerja të bëhet automatike nëse Interi fiton titullin e Serie A dhe Akanji luan të paktën 50% të ndeshjeve këtë sezon. Megjithatë, klubi zikaltër është i vendosur ta mbajë lojtarin pavarësisht këtyre kushteve.

Akanji, 30 vjeç, ka arritur tashmë marrëveshjen për një kontratë të re deri në vitin 2028, me pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh. Ai është bërë shpejt pjesë e rëndësishme e formacionit të Cristian Chivu, duke regjistruar gjashtë paraqitje në të gjitha garat.

Interi, ndërkohë, po mendon edhe për përforcime të tjera në mbrojtje, me emra si Joel Ordonez (Club Brugge), Oumar Solet (Udinese), Konstantinos Koulierakis (Wolfsburg), Jay Idzes dhe Tarik Muharemović (Sassuolo) në listën e mundshme të transferimeve.

Back to top button