Intervistimi i Dejona Mihalit, Haradinaj: Po i ngushtohet rrethi Mafisë Energjetike

Pas raportimit se po intervistohet nga Prokuroria Sepciale Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se veprimet e fundit të drejtësisë në Kosovë po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit mbi të gjithë.

“Po i ngushtohet rrethi Mafisë Energjetike.Veprimet e fundit të drejtësisë në Kosovë po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit mbi të gjithë. Mafia Energjetike duhet të përballet me ligjin. Shteti ligjor dhe demokracia nuk dorëzohen para strukturave të dyshimta kriminale. Po i ngushtohet rrethi.”, ka shkruar Haradinaj./21Media

Back to top button