Intervistohen 14 persona në Gjilan për falsifikim të rezultateve zgjedhore

14 kryesues dhe anëtarë të komisioneve numëruese në Gjilan janë arrestuar të premten nën dyshimin për manipulim me vota.
Referuar raportit ditor të Policisë së Kosovës thuhet se të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
“Më 13.02.2025 në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar dhe intervistuar 14 persona të dyshuar, kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues të QKN-Gjilan, me dyshimin se me datat e lartcekur gjatë numërimit dhe regjistrimit të rezultateve dyshohet se kanë falsifikuar rezultatet zgjedhore. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.