Intervistohen rreth 40 komisionerë e kryesues për manipulime me vota në Obiliq

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka nisur një fazë të re hetimore në Komunën e Obiliqit, duke intervistuar mbi 40 komisionerë dhe kryesues të qendrave të numërimit të votave.

Këtë për RTV21 e ka konfirmuar Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ditë më parë konfirmoi se ka autorizuar Policinë e Kosovës për të zhvilluar hetime paraprake lidhur me mospërputhjet e vërejtura gjatë rinumërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 në Obiliq.

Sipas Prokurorisë, gjatë rinumërimit janë evidentuar dallime të konsiderueshme në rezultatet e disa kandidatëve për deputet, çka ka ngritur dyshime për shkelje të mundshme nga persona përgjegjës në procesin zgjedhor./21Media

Back to top button