iPhone 14 vjen me shumë risi

Telefonat e mençur, iPhone 14 dhe iPhone 14 Pro Max që lansohen në tetor të këtij viti pritet të kenë një përmirësim masiv të kamerës.
TrendForce pretendon se në iPhone 14 Pro Max kamera do të jetë 48 emgapikselë.
Lëvizja, sipas raportit të TrendForce, është pjesë e një tendence në rritje drejt sensorëve me rezolucion më të lartë, i cili pritet të lërë kamerat kryesore 12 megapikselë me vetëm 15% të pjesës së tregut në 2022, transmeton rtv21.tv
Sensorët prej 13 deri në 48 megapikselë zinin më shumë se gjysmën e të gjitha kamerave kryesore të smartfonëve në vitin 2021, ndërsa sensorët midis 49 dhe 64 megapikselë pritet të fuqizojnë 23% të kamerave kryesore në 2022./21Media

Back to top button