IPK kërkon suspendimin e tre zyrtarëve policorë në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës përkatësisht Departamenti i Hetimeve, është duke zhvilluar hetime paraprake ndaj tre zyrtarëve policor të cilët shërbejnë në Stacionin Policor Prizren , në drejtim të veprës penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Arbër Beka nga Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK).
Beka ka deklaruar se IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tyre në interes të procedurës hetimore.