IPK për RTV21: Polici që u arrestua mbrëmë për drogë u suspendua

Tre persona, në mesin e tyre një polic janë arrestuar mbrëmë në Prishtinë, në operacionin e Anti-drogës të koduar “Freeshopi”.

Lidhur me këtë portali rtv21.tv ka kontaktuar me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK). Zëdhënësi i IPK-së. Arbër Beka i ka thënë rtv21.tv se zyrtarit policor tashmë të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Si pjesë e procedurave administrative i njëjti edhe është suspenduar me rekomandim të IPK-së.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) janë njoftuar mbrëmë nga Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria për Hetimin e trafikimit me narkotikë për një rast ku dyshohej se ishte përfshirë edhe një zyrtar policor. Me të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë qenë prezent edhe njësi të tjera policore. Hetimet për këtë rast kishin filluar më herët nga hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e trafikimit me narkotikë të Policisë së Kosovës. Në këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar përfshirë edhe një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare). Zyrtarit policor tashmë të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Si pjesë e procedurave administrative i njëjti edhe është suspenduar me rekomandim të IPK-së”, ka thënë Beka.

Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitet tjera policore Beka ka njoftuar se do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtij rasti./21Media

Operacioni antidrogë i Policisë vë në pranga tre persona, njëri prej tyre polic

Back to top button