Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë nën dyshimin e kryerjes së veprës penale, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Hetimet lidhur me këtë rast kanë filluar ditë më herët ku hetuesit e IPK-së kishin pranuar informacione se dy zyrtarë policorë (komandanti i stacionit të Prizrenit me gradën e majorit dhe komandanti i nën stacionit policor të Zhurit me gradën e rreshterit) kanë ndërhyrë pa autorizim në një gjobë për kundërvajtje në trafik me ç’rast dyshohet se janë ndryshuar neni dhe paragrafi, pastaj është ndryshuar vlera e gjobës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Po ashtu, IPK ka bërë të ditur se hetimet në lidhje me rastin do të vazhdojnë, deri në ndriçim të plotë të rastit./21Media